- Përfaqësim ligjor të interesave të palëve para gjykatave, organeve gjyqësore dhe administrative, si dhe institucioneve të tjera kompetente;
- Këshillim dhe përfaqësim në çështje civile përfshirë kontratat, detyrimet, pronësinë, dëmshpërblimet dhe kontestet civile;
- Këshillim dhe përfaqësim në konteste nga marrëdhënia e punës, përfshirë interpretimin dhe zbatimin e Ligjit të Punës, Ligjit për Zyrtaret Publikë, kontratave individuale dhe kolektive, procedurave disiplinore dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve;
- Konsultim dhe këshillim të përgjithshëm juridik, përfshirë analizën ligjore, interpretimin e legjislacionit dhe përgatitjen e dokumenteve juridike për institucione publike, biznese dhe OJQ;
- Këshillim dhe përfaqësim në çështje nga e drejta komerciale, përfshirë përgatitjen e dokumenteve për themelimin dhe inkorporimin e shoqërive tregtare, marrëveshjeve të partneritetit, akteve themeluese, organizimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve, përfshirë analizën ligjore të strukturave organizative dhe përshtatjen me kërkesat ligjore dhe dokumenteve të ngjashme;
- Këshillim dhe asistencë në fushën e pronësisë intelektuale, përfshirë patentat, të drejtat e autorit dhe çështje të ngjashme;
- Përgatitjen e akteve juridike, përfshirë kontrata të të gjitha llojeve, statute, rregullore të brendshme, testamente, truste dhe dokumente të tjera ligjore;
- Përgatitjen e padive, kërkesave dhe ankesave;
- Përgatitjen e dokumenteve strategjike;
- Aktivitete të tjera juridike, sipas nevojave specifike të klientit.