SHËRBIME TË MBËSHTETJES DHE KËSHILLIMIT PËR INVESTIME
FLSA > Services > SHËRBIME TË MBËSHTETJES DHE KËSHILLIMIT PËR INVESTIME
Shërbimi FLSA
SHËRBIME TË MBËSHTETJES DHE KËSHILLIMIT PËR INVESTIME
Në kuadër të mbështetjes dhe këshillimit për investime, Financial Law Smart Agency L.L.C. (FLSA) ofron shërbime të specializuara për mbështetjen dhe këshillimin për kompanitë e huaja që investojnë në Kosovë, si dhe për kompanitë vendore që synojnë të investojnë ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit.
FLSA ofron mbështetje profesionale për investitorët e huaj gjatë gjithë ciklit të investimit, nga faza e vlerësimit fillestar deri në implementim.
Shërbimet tona për investimet e huaja, përfshijnë:
• Analizë të klimës së investimeve dhe mjedisit të biznesit në Kosovë;
• Analizë ligjore dhe rregullative për investime të huaja;
• Analizë fiskale dhe tatimore;
• Analizë financiare dhe e fizibilitetit të investimit;
• Analizë dhe menaxhim të rreziqeve (ligjore, financiare, operacionale dhe reputacionale);
• Strukturim të investimit dhe formës organizative;
• Mbështetje në negocim dhe hartim kontratash;
• Hartim të planit të hyrjes në treg.
FLSA ofron mbështetje profesionale për kompanitë vendore në procesin e zgjerimit ndërkombëtar, përmes analizave të strukturuara dhe këshillimit profesional për investime jashtë Kosovës.
Shërbimet tona për investime jashtë vendit, përfshijnë:
• Analizë të tregut pritës dhe sektorit përkatës;
• Analizë të kuadrit ligjor dhe rregullativ në shtetin pritës;
• Analizë të implikimeve fiskale dhe tatimore;
• Analizë të rreziqeve ndërkufitare;
• Strukturim të investimit dhe entitetit juridik;
• Hartim të strategjisë së investimit dhe strategjisë së daljes.
Vlera e shtuar që ofron FLSA:
Në ofrimin e shërbimeve të mbështetjes dhe këshillimit për investime, FLSA udhëhiqet nga këto vlera themelore: • Integritet dhe profesionalizëm;