Preloader Close

RETREAT

Shërbimi FLSA

RETREAT

Në kuadër të shërbimeve Retreat, Financial Law Smart Agency L.L.C. (FLSA) ofron programe të dizajnuara profesionalisht për zhvillim organizativ, reflektim strategjik, ndërtim ekipesh dhe mirëqenie, të përshtatura për nivele dhe nevoja të ndryshme organizative.

Retreat-et e FLSA kombinojnë përmbajtje profesionale, facilitim të strukturuar dhe sipas nevojës së klientit, elemente relaksi dhe mirëqenie, duke krijuar përvojë të balancuar dhe efektive për individët dhe organizatat.

Llojet dhe nivelet e Retreat-eve që ofron FLSA:

1. Retreat Strategjike për Bordet dhe Menaxhmentin e Lartë

Fokus në:

    • vizion, drejtim strategjik dhe vendimmarrje afatgjatë;

    • qeverisje, menaxhim rreziku dhe performancë;

    • analiza strategjike dhe plane veprimi.

Fokus në:

    • zbatim të strategjisë në plane operacionale;

    • menaxhim ekipesh dhe performance;

    • përmirësim të proceseve dhe koordinimit të ndërmjetëm.

Fokus në:

    • komunikim dhe bashkëpunim të brendshëm;

    • kulturë organizative dhe etikë në punë;

    • motivim dhe efikasitet individual.

Fokus në:

    • planifikim dhe menaxhim projektesh;

    • zgjidhje problemesh dhe inovacion;

    • qartësim rolesh dhe përgjegjësish.

I dedikuar për të gjithë punonjësit e institucionit/kompanisë, pa dallim pozite apo niveli.

 

Fokusohet në:

    • forcimin e identitetit dhe kulturës organizative;

    • komunikim të hapur ndërmjet drejtimit dhe stafit;

    • ndërtim besimi, motivimi dhe fryme ekipore;

    • prezantim të objektivave, prioriteteve dhe pritshmërive institucionale;

    • aktivitete gjithëpërfshirëse të team building-ut.

 

Ky retreat shërben si platformë për unifikim, energji pozitive dhe angazhim kolektiv.

I dedikuar për institucione, kompani dhe organizata që kërkojnë balancë në mes punës dhe mirëqenies psiko-sociale.

Përfshin:

    • sesione strategjike, punëtori ose trajnime të lehta;

    • aktivitete rekreative relaksi;

    • ndërtim ekipesh në ambient joformal;

    • rritje të motivimit dhe ulje të stresit organizativ.

I dedikuar për staf, ekipe ose grupe që synojnë pushim, rikuperim dhe mirëqenie psiko-sociale.

Përfshin:

    • aktivitete relaksuese dhe rekreative;

    • programe për mirëqenie, reflektim dhe energji pozitive;

    • ndërtim marrëdhëniesh joformale dhe forcim të frymës ekipore;

    • ambiente të përzgjedhura për qetësi dhe relaks.


Çfarë përfshijnë Retreat-et e FLSA:

• dizajnim profesional sipas qëllimit dhe profilit të grupit;

• facilitim të strukturuar ose lehtësim joformal (sipas llojit të retreat-it);

• dokumentim përfundimtar për retreat-et profesionale dhe të kombinuara;

• koordinim logjistik (vendndodhje, hotele, ushqim, agjendë, aktivitete);

• ndërlidhje me objektiva organizative ose mirëqenie ekipore.

 


 

Vlera e shtuar që ofron FLSA:

    • Qasje holistike: performancë + mirëqenie;

    • Fleksibilitet i plotë në përmbajtje dhe format;

    • Personalizim sipas nivelit, sektorit dhe kulturës organizative;

    • Përvoja profesionale të kombinuara me ambient relaksues;

    • Fokus në rezultate, motivim dhe qëndrueshmëri afatgjatë.

0

Klient të
Kënaqur

0

Projekte të
Përfunduara

0

Ekspertë të
Angazhuar