Preloader Close

SHËRBIME JURIDIKE

Shërbimi FLSA

SHËRBIME JURIDIKE

Në kuadër të shërbimeve juridike, Financial Law Smart Agency L.L.C. (FLSA) ofron mbështetje të plotë dhe profesionale për individë, biznese dhe institucione/organizata publike e private, duke garantuar siguri juridike, qasje strategjike dhe përfaqësim efikas në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shërbimet tona përfshijnë:

- Përfaqësim ligjor të interesave të palëve para gjykatave, organeve gjyqësore dhe administrative, si dhe institucioneve të tjera kompetente;
- Këshillim dhe përfaqësim në çështje civile përfshirë kontratat, detyrimet, pronësinë, dëmshpërblimet dhe kontestet civile;
- Këshillim dhe përfaqësim në konteste nga marrëdhënia e punës, përfshirë interpretimin dhe zbatimin e Ligjit të Punës, Ligjit për Zyrtaret Publikë, kontratave individuale dhe kolektive, procedurave disiplinore dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve;
- Konsultim dhe këshillim të përgjithshëm juridik, përfshirë analizën ligjore, interpretimin e legjislacionit dhe përgatitjen e dokumenteve juridike për institucione publike, biznese dhe OJQ;
- Këshillim dhe përfaqësim në çështje nga e drejta komerciale, përfshirë përgatitjen e dokumenteve për themelimin dhe inkorporimin e shoqërive tregtare, marrëveshjeve të partneritetit, akteve themeluese, organizimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve, përfshirë analizën ligjore të strukturave organizative dhe përshtatjen me kërkesat ligjore dhe dokumenteve të ngjashme;
- Këshillim dhe asistencë në fushën e pronësisë intelektuale, përfshirë patentat, të drejtat e autorit dhe çështje të ngjashme;
- Përgatitjen e akteve juridike, përfshirë kontrata të të gjitha llojeve, statute, rregullore të brendshme, testamente, truste dhe dokumente të tjera ligjore;
- Përgatitjen e padive, kërkesave dhe ankesave;
- Përgatitjen e dokumenteve strategjike;
- Aktivitete të tjera juridike, sipas nevojave specifike të klientit.


 

Vlera e shtuar që ofron FLSA:
• Qasje praktike dhe e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve;

• Analizë juridike e kombinuar me vlerësim të rrezikut ligjor dhe financiar;

• Konfidencialitet i plotë dhe standarde të larta etike;

• Mbështetje e personalizuar dhe komunikim i qartë me klientin;

• Fokus në parandalimin e kontesteve dhe optimizimin e vendimmarrjes ligjore.

0

Klient të
Kënaqur

0

Projekte të
Përfunduara

0

Ekspertë të
Angazhuar