E themeluar në vitin 2007, Financial Law Smart Agency (FLSA) ofron shërbime të integruara juridike, financiare dhe konsulence në fusha të ndryshme, të orientuara drejt mbështetjes së institucioneve publike, bizneseve, organizatave joqeveritare dhe personave fizikë.
Edukimi i vazhdueshëm profesional, përmes trajnimeve, seminareve dhe konferencave, është në thelb të veprimtarisë së FLSA-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personave juridikë dhe fizikë.
Krahas kësaj, FLSA ofron shërbime të specializuara në këshillim për investime, zhvillim organizativ, hartimin e dokumenteve strategjike dhe ligjore, vlerësimin e rreziqeve, menaxhimin dhe arkëtimin e borxheve, si dhe këshillime në fusha të ndryshme, duke u bazuar në profesionalizëm, integritet dhe zgjidhje të personalizuara.