Preloader Close

SHËRBIME FINANCIARE | MENAXHIM DHE ARKËTIM BORXHESH

Shërbimi FLSA

SHËRBIME FINANCIARE | MENAXHIM DHE ARKËTIM BORXHESH

SHËRBIME FINANCIARE

Në kuadër të shërbimeve financiare, Financial Law Smart Agency L.L.C. (FLSA) ofron mbështetje të specializuar dhe të integruar për individë, biznese dhe institucione/organizata publike e private, duke garantuar menaxhim financiar të përgjegjshëm, qasje strategjike dhe përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi.

Shërbimet tona përfshijnë:

- Ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar, përfshirë mbajtjen e librave kontabël, përgatitjen e pasqyrave financiare, raportimet periodike dhe analizën e treguesve financiarë;
- Analizë financiare dhe vlerësim të performancës, përfshirë analiza të likuiditetit, profitabilitetit, strukturës së kostove dhe qëndrueshmërisë financiare;
- Këshillim tatimor për subjekte private dhe organizata, përfshirë planifikimin tatimor, përputhshmërinë me legjislacionin tatimor dhe optimizimin e barrës tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Këshillim dhe mbështetje në Auditimin dhe Kontrollin e Brendshëm, përfshirë:
        • hartimin dhe përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm,
        • vlerësimin e rreziqeve financiare dhe operacionale,
        • përgatitjen e planeve vjetore të auditimit të brendshëm,
        • mbështetje në zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe forcimin e qeverisjes së brendshme;
- Këshillim strategjik për drejtimin e ndërmarrjeve, përfshirë ristrukturimin organizativ dhe financiar, menaxhimin e performancës, përmirësimin e proceseve të brendshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve;
- Menaxhim strategjik i aseteve dhe këshillim për investime, përfshirë blerjen, shitjen, qiradhënien dhe administrimin profesional të patundshmërive, me fokus në maksimizimin e vlerës dhe minimizimin e rrezikut;
- Mbështetje strategjike dhe organizative për rritjen e efikasitetit të bizneseve, përfshirë analizën e strukturave organizative, hartimin e planeve të biznesit, përmirësimin e proceseve vendimmarrëse dhe forcimin e mekanizmave menaxherialë.


 

Vlera e shtuar që ofron FLSA
• Qasje e integruar juridiko-financiare dhe audituese, që lidh menaxhimin financiar me kontrollin e brendshëm dhe qeverisjen e mirë;

• Fokus në parandalimin e rreziqeve, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies;

• Zgjidhje të personalizuara sipas sektorit publik, privat dhe organizatave joqeveritare;

• Konfidencialitet, profesionalizëm dhe standarde të larta etike;

• Orientim drejt vendimmarrjes së informuar, përmirësimit të performancës dhe qëndrueshmërisë afatgjatë.

SHËRBIME PËR MENAXHIMIN DHE ARKËTIMIN E BORXHEVE

Në kuadër të shërbimeve për menaxhimin dhe arkëtimin e borxheve Financial Law Smart Agency L.L.C. (FLSA) ofron shërbime profesionale në fushën e menaxhimit të arkëtueshmeve, arkëtimit të borxheve dhe përfaqësimit gjyqësor, të dedikuara për kompani, korporata dhe institucione që synojnë bashkëpunim afatgjatë, efikas dhe të besueshëm me ofruesin e tyre të shërbimeve.

 

Ne ofrojmë shërbime të avancuara në fushën e menaxhimit dhe arkëtimit të borxheve, me fokus në rritjen e shkallës së arkëtimit, reduktimin e ekspozimit financiar dhe përmirësimin e likuiditetit të klientëve tanë. Për secilin portofol të angazhuar, synojmë performancë të matshme dhe të arritshme, të bazuar në analiza financiare, qasje ligjore dhe strategji të personalizuara të arkëtimit.

 

Në FLSA besojmë fuqishëm në zgjidhje fleksibile dhe të personalizuara të rasteve. Shërbimet tona përshtaten sipas nevojave specifike të secilit klient, strukturës së borxhit dhe natyrës së marrëdhënies kontraktuale.

Shërbimet tona në fushën e menaxhimit dhe arkëtimit të borxheve të përfshijnë:

- Mbledhjen dhe arkëtimin e borxheve (Debt Collection), përfshirë:
• arkëtimin jashtëgjyqësor (amicable collection),
• negocimin me debitorët dhe strukturimin e marrëveshjeve të pagesës;
- Përfaqësim gjyqësor dhe ligjor për rastet e dërguara në procedurë ligjore, përfshirë:
• inicimin dhe ndjekjen e procedurave gjyqësore për mbledhje të borxheve,
• bashkëpunim me avokatë të licencuar dhe organe përmbarimore.
• monitorimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.


 

Vlera e shtuar që ofron FLSA:
• Qasje e integruar financiare dhe juridike në menaxhimin e borxheve;

• Fokus në ruajtjen e marrëdhënieve komerciale, aty ku është e mundur;

• Transparencë e plotë dhe raportim periodik mbi progresin e arkëtimit;

• Strategji të orientuara drejt rezultateve konkrete dhe matshme;

• Respektim rigoroz i legjislacionit dhe standardeve etike.

0

Klient të
Kënaqur

0

Projekte të
Përfunduara

0

Ekspertë të
Angazhuar