Preloader Close

KONSULENCA DHE SHËRBIME TË TJERA SPECIFIKE

Shërbimi FLSA

KONSULENCA DHE SHËRBIME TË TJERA SPECIFIKE

SHËRBIME SPECIFIKE

Në kuadër të shërbimeve specifike, Financial Law Smart Agency L.L.C. (FLSA) ofron mbështetje të specializuar, të integruar dhe të përshtatur sipas nevojave konkrete të individëve, bizneseve dhe institucioneve/organizatave publike dhe private.

Shërbimet tona pjesa 1:

• Vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe hartimin e dokumenteve përkatëse;

 

• Hartimin e planeve të reagimit emergjent;

 

• Hartimin e dokumenteve të vlerësimit të rreziqeve nga zjarri dhe hartimin e planeve për mbrojtje nga zjarri;

 

• Hartimin e dokumenteve të vlerësimit të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe hartimin e planeve për marrjen e masave mbrojtëse të domosdoshme për sigurinë dhe shëndetin në punë të të punësuarve;

 

• Hartimin e projekteve, elaboratëve të mbrojtjes nga zjarri në funksion të aplikimit të masave parandaluese dhe mbrojtëse;

 

• Analiza të gjendjes ekzistuese të mbrojtjes nga zjarri;

 

• Hartimin e protokolleve dhe udhëzimeve për veprim në situata emergjente;

 

• Planifikim të vazhdimësisë së operacioneve dhe rimëkëmbjes pas emergjencave;

 

• Organizimin e ushtrimeve praktike për zbatimin e planit të reagimit emergjent dhe planeve për mbrojtje nga zjarri;

 

• Hartim të politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve të brendshme për siguri;

 

• Këshillime profesionale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale;

 

• Hartimin e politikave të privatësisë dhe dokumenteve të tjera të nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi;

 

• Vlerësimin e pronave të paluajtshme;

• Shërbime në fushën e prokurimit publik, me theks të veçantë në përgatitjen e dokumenteve për aplikim në tenderë publikë, si dhe përgatitjen e shkresave dhe parashtresave (kërkesa për rishqyrtim, ankesa);

 

• Konsulencë në përgatitjen e projekt-propozimeve dhe kompletimin e dokumentacionit për aplikim për grante dhe subvencione;

 

• Këshillim për zgjidhje teknologjike, transformim digjital, menaxhim të të dhënave dhe sisteme informative për institucione dhe biznese, si dhe automatizim të proceseve administrative;

 

• Hulumtimit të tregut dhe matje të opinionit publik;

 

• Përgatitja e strategjive të komunikimit, planeve për zbatim të strategjive të komunikimit dhe publicitetet;

 

• Mbështetje në planifikim, rekrutim, menaxhim të burimeve njerëzore dhe zhvillim të kapaciteteve organizative;

 

• Hartim të kontratave të punës, përshkrimeve të vendeve të punës dhe rregulloreve të brendshme;

 

• Këshillim në vlerësimin e performancës dhe zhvillimin e kulturës organizative;

 

• Mbështetje dhe këshillim në krijimin e bizneseve Start-up;

 

• Përgatitjen e draft projekt-propozimeve për financim nga programet e Bashkimit Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare

 


Vlera e shtuar që ofron FLSA:

FLSA dallon për qasjen e saj gjithëpërfshirëse dhe profesionale, duke kombinuar ekspertizën me praktikat më të mira vendore dhe ndërkombëtare. Vlera jonë e shtuar konsiston në:

   • Qasje të integruar ndërdisiplinore, që siguron përputhshmëri të plotë ligjore dhe funksionale;

   • Zgjidhje të personalizuara, të përshtatura sipas natyrës, madhësisë dhe rrezikut të secilit klient;

   • Fokus të veçantë në parandalim, menaxhim të rrezikut dhe qëndrueshmëri afatgjatë;

   • Eksperiencë praktike në bashkëpunim me institucione publike, biznese dhe organizata ndërkombëtare;

   • Mbështetje profesionale gjatë gjithë ciklit të shërbimit, nga analiza fillestare deri në zbatimin praktik dhe monitorimin.

KONSULENCA DHE SHËRBIME TË TJERA

Në kuadër të konsulencës dhe shërbimeve të tjera, Financial Law Smart Agency L.L.C. (FLSA) ofron konsulencë profesionale, asistencë strategjike dhe mbështetje operative për institucione publike, kompani private, ndërmarrje publike dhe organizata joqeveritare, duke mbuluar një gamë të gjerë shërbimesh multidisiplinare.

Fushat në të cilat FLSA ofron konsulencë, këshilla, shërbime dhe mbështetje përfshijnë, ndër të tjera

Pjesa 1:

• Këshillim dhe mbështetje profesionale për përmirësimin e kuadrit rregullativ, organizativ dhe funksional të institucioneve dhe subjekteve që veprojnë në sektorin publik dhe social;

 

• Mbështetje strategjike dhe organizative për rritjen e efikasitetit të bizneseve, përfshirë analizën e strukturave, përgatitjen e planeve të biznesit, përmirësimin e proceseve vendimmarrëse dhe mekanizmave menaxherialë;

 

• Mbështetje për organizimin, zhvillimin institucional dhe funksionimin e shoqatave ekonomike, profesionale dhe sindikale, përfshirë këshillimin ligjor dhe strategjik;

 

• Këshillim dhe menaxhim të projekteve në fazën e konceptimit, planifikimit dhe koordinimit, duke përfshirë aspektet ligjore, administrative dhe kontraktuale;

 

• Zhvillimin e projekteve të ndërtimit të ndërtesave për banim dhe jo banim, duke integruar mjetet financiare, teknike dhe bazike për realizimin e projekteve për shitje të mëvonshme;

 

• Zhvillim dhe publikim të softuerëve;

 

• Publikim të revistave me përmbajtje profesionale, studime, analiza dhe zgjidhje digjitale për edukim dhe informim;

• Menaxhim strategjik të aseteve, këshillim për investime, blerje, shitje, qiradhënie dhe administrim profesional të patundshmërive;

 

• Përgatitje të strategjive të komunikimit, planeve për zbatimin e tyre dhe aktiviteteve të publicitetit;

 

• Hulumtime dhe analiza strategjike në shkencat shoqërore, humane, natyrore dhe në fushat e politikë-bërjes;

 

• Mbështetje dhe këshillim për administratën publike dhe përgatitjen e politikave publike;

 

• Mbështetje dhe këshillim në fushën e shëndetësisë;

 

• Mbështetje dhe këshillim në fushën e arsimit;

 

• Mbështetje dhe këshillim në fushën e mjedisit;

 

• Mbështetje dhe këshillim në fushën e minierave dhe mineraleve;

 

• Menaxhim ciklik të projekteve;

 

• Monitorim dhe evaluim të projekteve.

 

• Shërbime të dizajnit grafik dhe vizual;

 

• Shërbime të përkthimit dhe interpretimit;

 

• Organizim udhëtimesh, shërbime turistike, menaxhim rezervimesh dhe aktivitete të lidhura me turizmin profesional;

 

• Shërbime turistike të personalizuara “all-inclusive” për grupe, ku i gjithë udhëtimi organizohet në mënyrë të plotë dhe të koordinuar, duke garantuar përvojë të rehatshme, të personalizuar dhe pa shqetësime organizative;

 

• Këshillim dhe organizim të shërbimeve të sigurisë, sistemeve të mbrojtjes dhe aktiviteteve hetimore;

• Shërbime të sigurisë dhe sistemeve elektronike të sigurisë;

 

• Shërbime konsulente të hetimit, inspektimit dhe të zbulimit;

 

• Shërbime të kombinuara administrative ditore për zyra, përfshirë recepsionin, planifikimin financiar, mbajtjen e librave, shërbimet e personelit dhe shërbimet postare;

 

• Shërbime të fotokopjimit, përgatitjes dhe redaktimit të dokumenteve, lektorimit, transkriptimit, sekretarisë, shumëzimit, printimit dhe shërbimeve të tjera mbështetëse për zyra;

 

• Organizim, promovim dhe menaxhim të ngjarjeve, si ekspozita biznesore dhe tregtare, konventa, konferenca dhe takime profesionale;

 

• Këshillim për zhvillimin e hetimeve administrative të brendshme;

 

• Analizë të shkeljeve procedurale, disiplinore dhe organizative;

 

• Këshillim në hartimin e raporteve hetimore dhe rekomandimeve për masa korrigjuese;

 

• Mbështetje këshillimore gjatë procedurave disiplinore dhe administrative;

 

• Shërbime tjera të ndërlidhura me administrimin e punëve në zyre, menaxhim të dokumenteve dhe arkivim;


Vlera e shtuar që ofron FLSA:

Vlera e shtuar e FLSA qëndron në aftësinë për të ofruar zgjidhje të integruara, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në praktikë. FLSA siguron:

   • Qasje strategjike dhe ndërdisiplinore në trajtimin e çështjeve komplekse;

   • Përshtatje të shërbimeve sipas nevojave konkrete të klientit;

   • Përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare;

   • Fokus në parandalim, efikasitet operacional dhe qëndrueshmëri afatgjatë;

   • Mbështetje profesionale nga faza e analizës deri në zbatimin dhe monitorimin e rezultateve.

0

Klient të
Kënaqur

0

Projekte të
Përfunduara

0

Ekspertë të
Angazhuar