Financial Law Smart Agency (FLSA) ka realizuar projekte të rëndësishme në fushën e shëndetësisë publike të financuara nga Njësia për Menaxhimin e Projekteve të Fondit Global / Ministria e Shëndetësisë, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale në Kosovë.
Këto projekte, FLSA i ka realizuar me ekspertë të njohur ndërkombëtarë, me përvojë të gjerë në programet e shëndetit publik dhe politikat globale shëndetësore, përfshirë:
– Sevim Ahamadov – ekspert nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me përvojë profesionale në programet ndërkombëtare për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive;
– Anne Christine Hanser – eksperte nga Gjermania, me kontribut të veçantë në menaxhimin e projekteve/programeve shëndetësore dhe monitorimin e performancës së projekteve;
– Hasan Hafizi – ekspert nga Shqipëria, me përvojë në hartimin dhe implementimin e strategjive shëndetësore dhe mbështetjen teknike të institucioneve publike.
Ndër projektet e realizuara nga FLSA, janë:
– Evoluimi dhe monitorimi i tuberkulozit në Kosovë;
– DOTS Strategji;
– Menaxhimi ciklik i projekteve, duke përfshirë planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e tyre.
Përmes këtyre projekteve, dhe projekteve tjera FLSA ka kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e politikave shëndetësore, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e standardeve të menaxhimit të projekteve në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.


