Në periudhën 2007-2025, Financial Law Smart Agency L.L.C (FLSA), ka realizuar me sukses një numër të konsiderueshëm të trajnimeve, seminareve dhe konferencave profesionale, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve institucionale, forcimin e efikasitetit organizativ dhe avancimin e profesionalizmit të burimeve njerëzore në sektorin publik, sektorin privat dhe organizatat joqeveritare.
Gjatë kësaj periudhe, FLSA ka zbatuar programe dhe projekte të edukimit në vazhdim në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe me ekspertë me përvojë të gjerë profesionale, duke aplikuar praktikat më të mira vendore dhe ndërkombëtare dhe duke kombinuar qasjen teorike me zgjidhje praktike, analiza të rasteve konkrete dhe ushtrime interaktive.
Fushat kryesore të trajnimeve dhe projekteve të realizuara kanë përfshirë:
– planifikim strategjik dhe menaxhim të projekteve;
– lidership, komunikim, negocim dhe zhvillim personal;
– financa publike, planifikim buxhetor, menaxhim dhe raportim financiar;
– prokurim publik dhe menaxhim të kontratave;
– menaxhim dhe zhvillim të burimeve njerëzore, vlerësim të performancës dhe kulturë organizative;
– administratë publike, qeverisje të mirë dhe politika publike;
– auditim, kontroll të brendshëm dhe menaxhim të rreziqeve;
– ligjore, anti-korrupsion, integritet, qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale;
– menaxhim të proceseve në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe ndërmarrjeve publike;
– financa, kontabilitet, tatime, sigurime dhe menaxhim të biznesit në sektorin privat;
– zbatim të ligjeve specifike;
– banka dhe financa;
– administrim të punës në zyre dhe arkivim;
– emergjenca etj.
Klientët e FLSA-së ndër vite përfshijnë:
– Organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare:
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Këshilli Danez për Refugjatë, Njësia për Menaxhimin e Projekteve të Fondit Global / Ministria e Shëndetësisë, Agjencia Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KAAD), Projekti KSV 019 në Zyren e Kryeministrit që është mbështetur nga Luxembourg Development Cooperation (LuxDev), si dhe organizata dhe projekte të tjera të mbështetura nga partnerë ndërkombëtarë.
– Sektori financiar, privat dhe shërbime:
Raiffeisen Bank, NLB Banka-Prishtina, Banka Ekonomike, Banka Private e Biznesit, Institucionet Mikrofinanciare FINCA dhe KEP, kompanitë e sigurimeve Illyria, Sigma-Vienna Insurance Group, Sigal-Uniqa Group Austria dhe Sigkos, si dhe kompani private: KEDS, iC Consulenten Sh.p.k., SHTËPIAKU Clean Service, NNT Fitimi, Autoservis Suzuki, Kompania Turistike DITA etj.
– Institucione qendrore dhe të pavarura
Kuvendi i Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ministritë e linjës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Agjencia Qendrore e Prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Institucioni i Avokatit të Popullit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Zyra e Rregullatorit për Energji dhe Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina etj.
– Komuna dhe ndërmarrje publike:
Komunat si: Prishtinë, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Vushtrrisë, Skenderaj, Drenas, Kamenicë, Fushë Kosovë, Graçanicë, Hanit i Elezit, Viti, Kaçanik, Klinë dhe Lipjan, si dhe ndërmarrje publike si KOSTT sh.a., Korporata Energjetike e Kosovës, NH Ibër-Lepenc, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Radio Televizioni i Kosovës, Trepça, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, Trafiku Urban dhe Hortikultura etj.
– Institucione të shëndetësisë dhe arsimit:
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, spitalet rajonale të Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Qendra Universitare Stomatologjike e Kosovës, Spitali Sheikh Zayed-Vushtrri, Qendra e Shëndetit Mendor- Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Ferizajit, Universiteti i Gjakovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike etj.
Përmes angazhimit të saj, FLSA ka ndërtuar një portofol të gjerë projektesh të suksesshme, duke u pozicionuar si partner i besueshëm për institucione dhe organizata që synojnë zhvillim të qëndrueshëm, rritje të kapaciteteve profesionale dhe zbatim efektiv të reformave ligjore, financiare dhe organizative.


