Një kompani ideale që ofron shërbime konsulence biznesi.
Ftoheni që të merrni pjesë në trajnimin/seminarin e radhës të organizuar nga Kompania FLSA me temën: Cikli i Proceseve të Prokurimit Publik në realizimin e Buxhetit të planifikuar, që do të mbahet në Durrës-Shqipëri, nga 06 – 09 shkurt 2026.
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë trajnimit/seminarit do të elaborohen raste konkrete nga eksperienca praktike, të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, ku do të gërshetohet praktika dhe teoria. Ky trajnim do ti ketë 12h EVP.
Kujt i dedikohet trajnimi/seminari i tillë?
Të gjithë personave të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë të bëjnë me temen e trajnimit, e të cilët punojnë në Institucione dhe Ndërrmarrje Publike si: stafit menaxherial, zyrtarëve të prokurimit, zyrtarëve të caktuar si Menaxher apo Monitorues të Kontratave/ Projekteve, zyrtarëve të njësive kërkuese që përgatitin specifikacione teknike, zyrtarëve që janë pjesë e ekipeve menaxhuese të Kontratave/Projekteve, zyrtarëve dhe analistëve të buxhetit, zyrtarëve për aprovimin e shpenzimeve, zyrtarëve zotues, zyrtarëve certifikues, zyrtarëve për pagesa, zyrtarëve apo anëtarëve të Komisionit për pranim të pasurisë jo financiare, zyrtarëve të pasurisë, zyrtarëve financiarë, menaxherëve të burimeve njerëzore, zyrtarëve të burimeve njerëzore, auditorëve, zyrtarëve ligjor etj.
Në koston e trajnimit përfshihet: Trajnimi, materiali shpenzues për trajnim, akomodimi, ushqimi, udhëtimi, përkrahja administrative dhe facilituse gjatë trajnimit, si dhe tatimet.
Informata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim/seminar, të gjithë të interesuarit duhet që rezervimin e pjesëmarrjes dhe pagesën e trajnimit ta bëjnë më së largu deri me 04 shkurt 2026, në mënyrë që të garantohet vendi, pasi që është numri i kufizuar.
Për çfarëdo informate shtesë, për të pranuar ftesën me detaje dhe për rezervime, mund të aplikoni drejtpërdrejt përmes platformës online duke e plotësuar formularin apo të na kontaktoni përmes: Telefon mob: 045/ 27 36 05 apo përmes e-mailit: flsa2007@yahoo.com apo infotrajnime@gmail.com

