Një kompani ideale që ofron shërbime konsulence biznesi.
Ftoheni që të merrni pjesë në trajnimin e radhës të organizuar nga Kompania FLSA me temën: Administrimi i Punës në Zyre, Komunikimi dhe Menaxhimi i Dokumenteve, që do të mbahet në Durrës – Shqipëri, nga data 06 – 09 shkurt 2026.
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë trajnimit do të elaborohen raste konkrete nga eksperienca praktike, të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, ku do të gërshetohet praktika dhe teoria.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë personave të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë të bëjnë me temën e trajnimit si: stafit menaxherial, zyrtarëve që merren me administrimin e dokumenteve, zyrtarëve të arkivave, zyrtarëve të personelit, zyrtarëve të buxhetit, zyrtarëve financiar, zyrtarëve ligjor, zyrtarëve certifikues, auditorëve, zyrtarëve të prokurimit, zyrtarëve të shkrimoreve, zyrtarëve të shpërndarjes së postes, zyrtarëve për pasuri, zyrtarëve të pra-nimit të mallit, zyrtarëve të logjistikës, zyrtarëve të transportit, asistentëve, asistentëve ekzekutiv etj.
Në koston e trajnimit përfshihet: Trajnimi, materiali shpenzues për trajnim, akomodimi, ushqimi, udhëtimi, përkrahja administrative dhe facilituse gjatë trajnimit, si dhe tatimet.
Informata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim/seminar, të gjithë të interesuarit duhet që rezervimin e pjesëmarrjes dhe pagesën e trajnimit ta bëjnë më së largu deri me 04 shkurt 2026, në mënyrë që të garantohet vendi, pasi që është numri i kufizuar.
Për çfarëdo informate shtesë, për të pranuar ftesën me detaje dhe për rezervime, mund të aplikoni drejtpërdrejt përmes platformës online duke e plotësuar formularin apo të na kontaktoni përmes: Telefon mob: 045/ 27 36 05 apo përmes e-mailit: flsa2007@yahoo.com apo infotrajnime@gmail.com

