Një kompani ideale që ofron shërbime konsulence biznesi.
Ftoheni që të merrni pjesë në trajnimin e radhës të organizuar nga Kompania FLSA me temën: Nga Komunikimi në Performancë: Menaxhimi i Kohës, Stresit dhe Efikasitetit në sektorin Bankar, Mikrofinanciar dhe Financiar Jo-Bankar, që do të mbahet nga 20 – 23 shkurt 2026, në Ohër-Maqedoni e Veriut.
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Trajnimi do të bazohet në raste konkrete nga përvoja praktike, të cilat do të analizohen dhe interpretohen në aspektin teorik, duke krijuar një ndërthurje të drejtpërdrejtë mes teorisë dhe zbatimit praktik. Trajnim do ti ketë 10h EVP.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë personave të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë të bëjnë me temen e trajnimit, me theks punonjësve të Bankave, Institucioneve Mikrofinanciare dhe Institucioneve Financiare jo Bankare, duke përfshirë të gjitha nivelet e hierarkisë si: drejtorëve, analistëve, zyrtarëve, auditorëve etj.
Në koston e trajnimit përfshihet: Trajnimi, materiali shpenzues për trajnim, akomodimi, ushqimi, udhëtimi, përkrahja administrative dhe facilituse gjatë trajnimit, si dhe tatimet.
Informata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim/seminar, të gjithë të interesuarit duhet që rezervimin e pjesëmarrjes dhe pagesën e trajnimit ta bëjnë më së largu deri me 17 shkurt 2026, në mënyrë që të garantohet vendi, pasi që është numri i kufizuar.
Për çfarëdo informate shtesë, për të pranuar ftesën me detaje dhe për rezervime, mund të aplikoni drejtpërdrejt përmes platformës online duke e plotësuar formularin apo të na kontaktoni përmes: Telefon mob: 045/ 27 36 05 apo përmes e-mailit: flsa2007@yahoo.com apo infotrajnime@gmail.com

