Një kompani ideale që ofron shërbime konsulence biznesi.
Ftoheni që të merrni pjesë në trajnimin e radhës të organizuar nga Kompania FLSA me temën: Rregullimi i Aktivitetit Bankar dhe Financiar në Kosovë sipas Ligjit të Ri për Bankat – Ndryshimet dhe të Rejat, që do të mbahet nga 20 – 23 shkurt 2026, në Ohër-Maqedoni e Veriut.
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Trajnimi është dizajnuar për t’i njoftuar pjesëmarrësit me Ligjin e ri për Bankat dhe risitë rregullative që ai sjell, me fokus në implikimet praktike për institucionet bankare dhe financiare. Trajnimi synon të fuqizojë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi konkrete për interpretimin dhe zbatimin e kërkesave të reja ligjore, si dhe për të kuptuar ndikimin e tyre në vendimmarrje strategjike, përputhshmëri rregullative, menaxhim rreziku dhe qeverisje korporative. Trajnim do ti ketë 10h EVP.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë personave të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë të bëjnë me temën e trajnimit, me theks punonjësve të Bankave, duke përfshirë: Menaxhmentin e lartë dhe të mesëm të bankave, zyrtarët ligjor, auditoret si dhe stafin tjetër që do të jenë përgjegjës direkt ose inderekt për zbatimin e Ligjit të ri për Bankat.
Në koston e trajnimit përfshihet: Trajnimi, materiali shpenzues për trajnim, akomodimi, ushqimi, udhëtimi, përkrahja administrative dhe facilituse gjatë trajnimit, si dhe tatimet.
Informata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim/seminar, të gjithë të interesuarit duhet që rezervimin e pjesëmarrjes dhe pagesën e trajnimit ta bëjnë më së largu deri me 17 shkurt 2026, në mënyrë që të garantohet vendi, pasi që është numri i kufizuar.
Për çfarëdo informate shtesë, për të pranuar ftesën me detaje dhe për rezervime, mund të aplikoni drejtpërdrejt përmes platformës online duke e plotësuar formularin apo të na kontaktoni përmes: Telefon mob: 045/ 27 36 05 apo përmes e-mailit: flsa2007@yahoo.com apo infotrajnime@gmail.com

