Një kompani ideale që ofron shërbime konsulence biznesi.
Ftoheni që të merrni pjesë në trajnimin e radhës të organizuar nga Kompania FLSA me temën: Bashkërendimi i Proceseve Administrative: Inovacionet Digjitale, Etika Profesionale dhe Vendimmarrja në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Prokurimit, Financave, Auditimit dhe Menaxhimi i Dokumenteve si Proces, që do të mbahet nga 06 – 09 shkurt 2026 në Durrës – Shqipëri.
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Ky trajnim synon të trajtojë mënyrën se si organizata/institucioni mund të optimizojë dhe ndërthur proceset kryesore për të arritur efikasitet, transparencë dhe përgjegjshmëri në punë, ku fokusohet në të gjitha aspektet kyçe të funksionimit të saj. Trajnim do ti ketë 12h EVP.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë? Të gjithë personave të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë të bëjnë me temen e trajnimit si: drejtorëve të administratës, buxhetit, financave, prokurimit, zyrtarëve të buxhetit, të auditimit (auditorve të gjitha niveleve), zyrtarëve të prokurimit, financiar, certifikues, zotues, pasurisë, zyrtarëve të pranimit të mallit, të logjistikës, administrativ, arkiva, asistentëve ekzekutiv, asistentëve, etj.
Në koston e trajnimit përfshihet: Trajnimi, materiali shpenzues për trajnim, akomodimi, ushqimi, udhëtimi, përkrahja administrative dhe facilituse gjatë trajnimit, si dhe tatimet.
Informata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim/seminar, të gjithë të interesuarit duhet që rezervimin e pjesëmarrjes dhe pagesën e trajnimit ta bëjnë më së largu deri me 04 shkurt 2026, në mënyrë që të garantohet vendi, pasi që është numri i kufizuar.
Për çfarëdo informate shtesë, për të pranuar ftesën me detaje dhe për rezervime, mund të aplikoni drejtpërdrejt përmes platformës online duke e plotësuar formularin apo të na kontaktoni përmes: Telefon mob: 045/ 27 36 05 apo përmes e-mailit: flsa2007@yahoo.com apo infotrajnime@gmail.com

